Një Shevçenko i ri del në skenë, babai shpreson që t’i ngjajë!

Ukrainasi i famshëm që fitoi Topin e Artë me gjasë do ta ketë një pasardhës. Andrij Shevçenko ishte shend e verë në prezantimin e djalit të tij, Kristianit, si futbollist profesionist. i lindur në Londër, 16-vjeçari firmosi kontratën e parë të tij dhe u bashkua me Uatfordin. Vetë Sheva e nisi karrierën tek Dinamo e Kievit në Ukrainë, ndërsa shkëlqeu fort më pas me Milanin, ndonëse nuk mundi ta bënte diçka të tillë tek Çelsi, ku nuk u dallua. Mbahet mend momenti i lindjes së Kristianit (në foto), që Shevçenko e festoi me gjestin e njohur në krah të Didie Drogbasë.

Sfidanti.al