Juventusi është i tëri në shitje, “barra” e rrogave nuk përballohet!

Për momentin jemi në kuotën 158 milionë euro bruto pagesa për lojtarët, që duke u zbritur taksat arrijnë në gati 95 milionë. Këto janë rrogat e Juventusit që llogariten për sezonin e ardhshëm, ndonëse ka një ulje në krahasim me edicionin e kaluar, kur borderoja neto ishte 102 milionë. Klubi po mendon ta pakësojë edhe më shumë, dhe sipas “La Gazeta delo Sportit” në shitje ka shumë lojtarë, që nga Shezni, Aleks Sandro, Mekkeni, Artur Melo apo Zakaria, pse jo edhe Vlahoviç. Për fat janë larguar Kuadrado apo Di Maria që kanë rroga të larta, po ashtu Shezni merr 6.5 milionë euro në sezon, Zakaria 6 milionë, Vlahoviç 7 milionë. Juventusi ka mbajtur Pol Pogbanë, Rabionë dhe Milikun, ndërsa nuk dihet se çdo të ndodhë me Bremerin apo Kiezën. Klubi kërkon të marrë lojtarë siç bëri me Timoti Ueanë.

Sfidanti.al