Gjokoviç kërkon historinë në Uimbëlldon, “Tokën e Shenjtë” të tenist!

Gjigandi nga Serbia e nisi siç duhet mbrojtjen e titullit në “Oll Inglënd Klab” (All England Club) në Londër. Novak Gjokoviç mundi 3-0 argjentinasin Pedro Kaçin në raundin e parë në Uimbëlldon, me rezultatin e seteve 6-3, 6-3 e 7-6. Përtej një “brejku” të humbur në setin e parë, dhe vështirësisë në të tretin, Nole nuk e pati problem kualifikimin. Numri 2 i botës synon të fitojë titullin e 8-të personal në barin londinez, duke barazuar rekordin e mbajtur në Uimbëlldon nga Rozher Federer për meshkuj. Për femra, e ka legjendarja Martina Navratilova me 9.

Po ashtu, 36-vjeçari i lindur në Beograd, synon Grand Slemin e 24-ët në karrierë, që do ta shkëpuste me dy më shumë sesa Rafael Nadal, si dhe do ta bënte të barazohej me legjendën tjetër, Margaret Kërt nga Australia, që mban rekordin e përgjithshëm për meshkuj e femra me 24 tituj në Grand Sleme. Këto rekorde do t’i shtoheshin edhe fakti se ka qendruar në krye të renditjes botërore ATP për 379 javë, më shumë se kushdo tjetër, dhe këtë e ka bërë për 12 vjet të ndryshëm.

Sfidanti.al