Barcelona, nga dyshja Ksavi-Iniesta, tek dyshja e re Gavi-Pedri!

Mesin po e lëmë veç sepse një futbollist i tillë vjen rrallë, por kjo nuk do të thotë se katalanasit nuk do të fitojnë me ikjen e tij. Përkundrazi, pasi siç thotë trajneri ynë i njohur, Farruk Sejdini, “të rrojë Teqeja se hoxhallarë ka sa të duash”. Barcelona e fitoi trofeun e parë që nga ikja e magjistarit argjentinas, dhe në “timon” është një dyshe e re, që po i ngjan kaq shumë të vjetrës. Kjo dyshe përbëhet nga dy të rinjtë Pedri e Gavi që ishin më të mirët në fushë ndaj Realit në Superkupë, ndërsa Gavi u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Në kohën e Mesit, Barça kishte dyshen Ksavi-Iniesta dhe sot është Pedri-Gavi. Vetë Ksavi është në stol dhe padyshim që e shijon rilindjen e stilit “blaugrana”.

Sfidanti.al