Ançeloti merr dy goditje nga Barcelona e Ksavit

Tekniku italian nuk kishte humbur asnjë finale që nga 2010-ta, të paktën kështu thonë statistikat. Pra, kanë kaluar 12 vjet me suksese në ndeshjet fundore, por ja papritur që doli Barcelona e Ksavi Hernandezit për t’ia shkaktuar një disfatë të tillë, një trajneri që ka fituar 4 Champions në stol, përveçse dy në fushë si lojtar. Në Superkupën e Spanjës, Reali i tij nuk gjeti dot një përgjigje ndaj katalanasve. Nga ana tjetër, që pas kthimit në “Bernabeu” në 2021, Ançeloti ka humbur vetëm 2 ndeshje me diferencë më të madhe se një gol, që të dyja ndaj Barcelonës, 0-4 në La Ligë sezonin e kaluar në Madrid, dhe tani 0-3 në Riad.

Sfidanti.al