Rena hedh në tapet PSG-në, ç’ndodh me treshen e madhe Mesi-Mbape-Nejmar?!

Mos vallë diçka nuk shkon në skuadrën e madhe të Francës? Humbja në Renë nuk ishte aspak sinjal i mirë, pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm dhe talentit të madh në fushë e në stol. Mesi e Nejmar ishin që nga fillimi, ndërsa Mbape hyri në 55’, por pa dobi.  Hamari Traore shënoi në 65’ për një fitore të madhe të skuadrës me emër tepër më të vogël. Kjo ishte humbja e dytë për PSG-në këtë sezon të kampionatit, dhe që duket si një vit futbollistik tepër i çuditshëm. Nga një anë, parizienët kanë epërsi absolute ndaj skuadrave të tjera, kanë kampionin e botës Lionel Mesi dhe nënkampionin (e ish-kampionin) Kilian Mbape, kanë superyllin dhe kapitenin e Brazilit, Nejmar, por nga ana tjetër epërsia e tyre ndaj Lensit modest është vetëm 3 pikë, me Marsejën që është 5 pikë prapa!

Sfidanti.al