Barcelona kryeson me Superkupa ndaj Realit: 14 me 12!

Në total të fitoreve të trofeve, janë madrilenët paksa më mirë, ndërsa për titullin që u diskutua mbrëmë, janë katalanasit. Barcelona ka 14 superkupa të Spanjës në histori ndaj 12 të Realit, pas triumfit 3-0 në “Stadiumin e Perlave” në Riad. Gjithsej, Madridi ka 99 trofe ndaj 98 të Barçës, ku spikat me më shumë La Liga (35-26) dhe Champions (14-5). Katalanasit kanë më shumë Superkupa, si dhe më shumë Kupa të Mbretit (31-19)!

Sfidanti.al