Napoli i ofron kontratë e re Spaletit, rroga do të jetë më lart se 3.2 milionë euro!

Për momentin është tekniku i pestë në renditjen e më të paguarve të Serisë A. i tillë Luçiano Spaleti, edhe sepse Napoli nuk i ka mundësitë financiare të Juventusit, Interit apo Milanit, për të mos folur për gjigandët e Spanjës e të Anglisë, apo për Bajernin e Paris SG. Spaleti merr 3.2 milionë euro në sezon, por kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm sipas mediave italiane, sepse klubi ka ndërmend t’i ofrojë një kontratë të përmirësuar 2-vjeçare. Nën drejtimin e tij, Napoli po shkon drejt titullit kampion, të parit që nga koha e Maradonës (1987, 1991), si dhe ishte një nga skuadrat më të mira të Championsit. Më shumë se Spaleti marrin Pioli i Milanit (4 milionë euro në vit), Simone Inzagi i Interit (5.5), Zhoze Murinjo i Romës (7) dhe Masimiliano Alegri i Juventusit (7).

Sfidanti.al