Atalanta “ia mbledh 8-2” Salernitanës, por Gjimshiti sërish nuk luan!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbeti në stol dhe nuk u aktivizua asnjë minutë, ndërsa për ashtu si shkoi ndeshja, nuk qe as nevoja. Ndoshta, do të duhet të përfundojë ky muaj i vështirë i janarit, kur lojtarit i del ndonjë mundësi për të ikur dhe për këtë nuk e aktivizojnë. Kështu i ndodhi përsëri Berat Gjimshitit, titullarit-standard të Atalantës që prej javësh është lënë pas dore nga trajneri Gasperini. Mbrojtësi 29-vjeçar kuqezi ndoqi nga vija anësore sesi bergamaskët triumfuan 8-2 ndaj Salernitanës në Serinë A dhe janë krejt në rregull për në zonën europiane, pse jo duke pretenduar edhe kualifikimin në Champions. Atalanta ka 34 pikë, po aq sa Lacio e Roma, vetëm 3 pikë poshtë zonës së Ligës së Kampionëve.

Sfidanti.al