Ançeloti: Një goditje e rëndë, por Reali do të kthehet!

Nëse ka një trajner më të mirë për të menaxhuar situata të tilla, ky është pikërisht ai i Madridit. Karlo Ançeloti e pranoi hapur dhe sinqerisht nivelin e goditjes që mori skuadra e tij nga Barcelona në Superkupën e Spanjës. Një 0-3 që djeg dhe trondit. “Mendoj se duhet të mësojmë nga kjo që ndodhi, – tha italiani, – është një moment i vështirë, por nuk është se duhet të bëjmë shumë gjëra. E dinim se nuk ishim në formën më të mirë dhe kjo ndeshje e tregoi. Do të kthehemi sërish ndonëse ishte një goditje e fortë dhe duhet të reagojmë që në ndeshjen e radhës”.

Sfidanti.al