Ka edhe kështu, dhe nuk është shaka fakti që borxhet arrinin në mbi 1 miliardë euro. Barcelona vërtet po e nxjerr kokën dalë nga dalë mbi ujë, por gjithsesi do të duhet kohë që të “shërohet”. Informacioni është që klubi katalanas ka fituar 200 milionë euro nga shitja e 10 për qind të së drejtave televizive, pra këtë 10-përqindësh do ta shfrytëzojnë të tjerë, por për momentin rëndësi ka që të mbushet arka. Gjithsesi, ka detyrime për të shlyer, ka edhe lojtarë që janë marrë dhe që duhet të jenë brenda skemës financiare të ligës që të regjistrohen, ndaj edhe besohet se trajneri Ksavi Hernandez ende nuk mund të marrë lojtarë të tjerë. Si i bëhet me Levandovskin, Kesien apo Kristiansenin?
Sfidanti.al