Nadali nis të vuajë, por vazhdon të fitojë në Uimbëlldon

Nuk është i panjohur në këtë turne të lavdishëm, edhe pse nuk është më i përshtatshmi për të. Rafael Nadali i Uimbëlldonit nuk është ai i “Rolan Garosi”, nuk mund të quhet “mbreti i barit”, por gjithsesi është një pretendent për titullin. Jo më kot, spanjolli ka triumfuar dy herë në Londër, ndërsa kaloi në turin e tretë me suksesin 3-1 me sete ndaj lituanezit Rikardas Berankis. Përballë 32-vjeçarit baltik, Nadali vuajti disi dhe setet ishin të ngushta me përjashtim të atij të fundit: 6-4, 6-4, 4-6 e 6-3. Një set, 36-vjeçari e humbi edhe në raundin e parë ndaj argjentinasit Serundolo, ndeshje që ishte thuajse identike me këtë të dytën. Tashmë, spanjolli do të ndeshet me italianin Sonego.

Sfidanti.al