Tifozët e Çelsit ndihen të ofenduar nga numri 90 në fanelën e Lukakut

Në Londër dhe në gjithë botën ku zemrat e njerëzve rrahin për ngjyrën blu londineze, lajmi për prezantimin e Romelu Lukakut tek Interi krijoi në tronditje të vërtetë, një turp. Kjo sepse fanela e sulmuesit të huazuar nga Çelsi ishte me numrin 90, dhe kjo u kujtoi tifozëve shifrën e paundëve stërlina të humbura nga klubi i tyre në këtë transferim të dyfishtë. Çelsi e mori Lukakun për rreth 97.5 milionë paundë, ndërsa Interi pagoi rreth 7.5 milionë. “Shifra 90 në fanelë tregon sesa kemi humbur ne me transferimin e Lukakut” – shkruajtën tifozët e revoltuar në rrjetet sociale.

Sfidanti.al