Ksavi është i shqetësuar nga kaosi i pafund tek Barcelona

Duhen edhe 4 ditë deri në fillimin e grumbullimit për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Barcelona do të duhej të ishte pak a shumë gati për të nisur punën me trajnerin Ksavi Hernandez, por tekniku me të drejtë është i shqetësuar. Në ekip ai për momentin do të ketë lojtarë që mendohet të largohen si Pjaniç, Kojado, Trinkao, Lengle, Riki Puig, Ymtiti, Brejthuejt, Mingueza. Nga ana tjetër, nuk kanë ardhur futbollistë që duhej të vinin si Levandovski, apo Rafinja, Bernardo Silva. Edhe prezantimi i Kesiet (nga Milani) dhe Kristensenit (nga Çelsi) po vonohet për shkak të problemeve financiare. Si i bëhet këtë verë, në atë që cilësohet “më shumë se një klub futbolli”?!

Sfidanti.al