Barcelona edhe ka fat, edhe nuk ka me Usman Dembelenë

Do të mungojë për 3 ose 4 javë, dhe ky është një lajm i keq për Barcelonën. Usman Dembele, tashmë, nuk shihet si djaloshi gjumash që prish disiplinën e skuadrës, por si një element i domosdoshëm për skemat e trajnerit Valverde, që siguron gola dhe fitore me talentin e tij.

Ky Dembele do të mungojë për gati 1 muaj pasi ndjeu sërish dëmtim muskulor në ndeshjen e Championsit ndaj Lionit, ku edhe shënoi një gol. Klubi katalanas konfirmon se sulmuesi 21-vjeçar francez do të duhet të bëjë pushim dhe të nisë procesin e riaftësimit, pra do të mungojë për disa ndeshje në kampionat. Sidoqoftë, fat i keq ndalon këtu, sepse Dembele mund të kthehet në kohë, pikërisht kur të luhen çerekfinalet e Championsit. Kjo do të thotë se lajmi i keq për dëmtimin e tij, mund të quhet edhe i mirë, sepse Barcelona nuk ka shumë nevojë për yllin e ri për të fituar La Ligën, për vetë diferencën me ndjekësit.

Sfidanti.al