Bajerni për Halandin: Nëse nuk e marrim dot, do të jemi tifozë të tij

Dashuria është e shprehur, por është me kushte. Në Mynih e duan pa masë Erling Halandin, ndonëse këtë ia thonë “fshehurazi” sepse sot për sot kanë Robert Levandovskin, dhe po ashtu kanë frikë se “dasma” do të kushtojë shumë shtrenjtë. Halandi pritet që të largohet nga Dortmundi që në janar, dhe me gjasë Borusia po vepron që të mos lejojë Bajernin që ta marrë. Në janar 2022, Levandovski do të vazhdojë të jetë shumë i rëndësishëm për bavarezët, ndërsa Reali, Siti apo Junajtidi do të kishin një rival më pak për të marrë një yll kartoni i të cilit mund të shkojë nga 75 në 90 milionë euro. “Halandi është i shkëlqyer dhe duhet ta kemi parasysh, – thotë presidenti i Bajernit, Hainer, – por, nëse nuk ia dalim, atëherë do të jemi tifozë të tij”.

Sfidanti.al