Frika ishte për Mbape-Mesi, por “bomba” mund të jetë Navas-Donaruma

Paris SG është kthyer si ai koteci me shumë gjela dhe ndoshta edhe një trajner me përvojë si Maurisio Poçetino do ta ketë të vështirë t’i përballojë egot e yjeve të ekipit të tij. Frika më e madhe këto ditë ka qenë një konflikt ambiciesh mes Lionel Mesit dhe Kilian Mbapesë, por më parë duket se mund të plasë bomba mes Kejlor Navasit dhe Xhixho Donarumës. Për momentin, në portë është Navas, veçse Donaruma ka ardhur për të luajtur si kampion i Europës me Italinë. Nuk dihet nëse Poçetino do të arrijë ta menaxhojë situatën. Navas luftoi fort ndaj Brestit dhe mund të mos e lëshojë lehtë vendin e tij. Donaruma ndërkaq ishte portieri më i mirë i Europianit dhe 6 vjet titullar me Milanin.

Sfidanti.al