Kështu i qëlloi brazilianit të Gallatasarajit, Markao, që bëri skandal në ndeshjen e kaluar të Superligës së Turqisë duke goditur me kokë shokun e tij të ekipit, Kerem Akturkoglu. Jo vetëm kaq, por mbrojtësi shtatlartë edhe e goditi dy herë Akturgolunë në një shpërthim të pazakonshëm që i solli përjashtimin e menjëhershëm me karton të kuq. Gallatasaraji e fitoi ndeshjen 2-0 ndaj Giresundsporit, por shija e fitores ishte e hidhur, ndërsa tani Markao u dënua me 8 ndeshje nga Disiplina. Shpresohet që klima në skuadër të rregullohet pasi braziliani i kërkoi falje shokut në sy të gjithë të tjerëve.
Sfidanti.al