Bajerni pranon vështirësinë me Levandovskin: Herët të flasim për kontratë!

Legjenda po i afrohet kilometrave të fundit dhe duket se është e drejtë kështu. Robert Levandovski duket se ia ka bërë të qartë Bajernit se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën që i përfundon në 2023, duke pasur synimin që të largohet verën e ardhshme. Vetë presidenti bavarez, Herbert Hainer, pranoi se “është shpejt të flitet për kontratën e Levandovskit”, fjalë që mund të “përkthehen” se “nuk do të ketë rinovim kontrate me Levandovskin”. Sulmuesi polak nuk e ka fshehur dëshirën që të largohet pasi fitoi gjithçka në Mynih dhe në Gjermani. Spanja dhe Anglia janë destinacionet e tij të radhës.

Sfidanti.al