Kudo që shkoi fitoi, edhe pse jo gjithmonë ishte protagonist e titullar. Xherdan Shaqiri do ta vazhdojë karrierën në Ligën e Parë të Francës me ekipin e njohur, Olimpik të Lionit, shkurt të njohur si Lion, që vite më parë dominoi futbollin francez. Klubi i presidentit Ola (Aulas) arriti akordin me Liverpulin, duke e paguar kartonin 12 milionë euro e duke pasur ujdi me shqiptarin e Zvicrës për një kontratë 3-vjeçare. Shaqiri e nisi karrierën në Zvicër me Bazelin, vazhdoi me Bajernin ku doli kampion dhe fitoi Championsin, ishte tek Interi në Milano, tek Stouk Siti në Angli dhe pastaj me Liverpulin ku fitoi titullin dhe Championsin sërish. Shpresohet që të ketë më shumë protagonizëm dhe që dëmtimet ta pengojnë më pak.
Sfidanti.al