Murinjo: Me shpirt dhe përkushtim, kjo Romë është që tani ekipi im

Është mësuar të shkojë në betejë duke prirë një skuadër, por me kusht që lojtarët ta ndjekin. i tillë Zhoze Murinjo dhe për këtë frymë luftarake ka qenë gati të prishej edhe me “babanë” e të bëhej armik me të gjithë. Një trajner tepër ambicioz, që e tregoi veten me Porton, Çelsin, Interin e diçka më pak me Realin, Çelsin e dytë, Mançester Junajtidin apo Totenhemin. Tek Roma ka gjetur një ekip që jeton me lavdinë, për emrin që përfaqëson, sepse është ekipi i “Qytetit të Përjetshëm”. Kjo u duk që në ndeshjen e parë në Serinë A me Fiorentinën fituar 3-1. “Për shpirtin e përkushtimin kjo Romë është që tani ekipi im”, – tha Mou.

Blerja e re prej 40 milionë eurosh nuk zhgënjeu edhe pse nuk shënoi gol. Tami Abraham mund të mos pëlqehet nga Tomas Tuhel, por është një sulmues shumë i mirë dhe ja ku shërbeu dy asistë në një mbrëmje ku dy gola i shënoi francezi Veretu. Jo vetëm kaq, por goditi edhe shtyllën dhe shkaktoi përjashtimin e një kundërshtari. Në fund i dhanë notën 8, si lojtari më i mirë në fushë. Mkitarian shënoi golin tjetër për Romën dhe Milenkoviç ishte autori për Fiorentinën, në një përballje kur Dragovski u përjashtua fillimisht për miqtë dhe Zaniolo në fund për vendasit.

Sfidanti.al