Bajerni është ekipi më i mirë i Championsit, pikë të plota në “Grupin e Vdekjes”!

Deri tani kishim thënë “Napoli”, por pikërisht në ndeshjet e fundit ndodhi “rokada”. Skuadra më e mirë e Ligës së Kampionëve është Bajerni, me 18 pikë të plota në 6 ndeshje, me 6 fitore, 0 barazime e 0 humbje në “Grupin e Vdekjes” me Interin e Barcelonën, si dhe Plzenin. Golat janë 18-2! Pavar dhe Çupo-Moting ishin autorët e golave në “Alianc Arenë” dhe bavarezët bënë detyrën, duke luajtur mjaft mirë edhe pse pati kritika për zëvendësimet e trajnerit Julian Nagelsman.

Interi nuk bëri figurë të keqe, edhe pse trajneri Inzagi bëri disa ndryshime në formacion duke hedhur në fushë mjaft lojtarë të stolit si Belanovën, Galiardinin, Gosensin, Korrean dhe sidomos (për ne shqiptarët) Kristjan Asllanin. Edhe bavarezët patë ndryshime, me Mazrauin që shkëlqeu, Stanishiçin, Zabicerin apo Gravenberhun. Pavar luajti titullar në mbrojtje dhe shënoi gol, ndërsa Ulrajh ishte sërish në portë në vend të kapitenit të dëmtuar Manuel Nojer.

Bajern-Inter 2-0 (Pavar 32’, Çupo-Moting 72’)

Bajerni (4-2-3-1): Ulrahj, Mazraui (Musiala), Pavar, Upamekano (Dejvis), Stanishiç, Kiih, Zabicer, Koman (Vaner), Gravenberh, Mane (Gnabri), Çupo-Moting (Tel).

Interi (3-5-2): Onana, Darmian, De Vraj (Shkriniar), Açerbi, Belanova, Barela (Mkitarian), Asllani, Galiardini (Çalhanoglu), Gosens, Lautaro Martinez (Xheko), Korrea (Karboni).

Sfidanti.al