“Autogoli” i Erzenit dhe beteja e vendit të katërt

Fitorja e Teutës kundër Kukësit e kombinuar me humbjen e Erzenit, nuk është një lajm i mirë për shijakasit. Disfata e radhës për blutë e vegjël nxjerr për herë të parë nga zona e ftohtë djemtë e Edi Martinit që duket se është në rrugën për të kompletuar mrekullinë e radhës në Durrës. Erzeni po përjeton një krizë të vërtetë dhe ky është një lajm i keq për një klub që ka si objektiv Europën.

Sot dy skuadrat janë ndarë nga 1 pikë por situata mbetet delikate në Shijak ku rezultatet negative po shtrëngojnë ekipin të gabojë si pasojë e presionit. Të tillë ka edhe Tirana që ndien nga afër kërcënimin e Dinamos me 2 pikë më pak dhe beteja pritet e ashpër deri në fund për vendin e katërt shumë të lakmuar jo vetëm për finalen katërshe por edhe për Europën.

sfidanti.al