Mbappe njoftoi largimin, por Perez “ngrin” sulmuesin francez

Mirupafshim Paris! Merr fund në këtë mënyrë një nga telenovelat më të famshme në botën e futbollit, të paktën seria e parë, me Mbappe që njoftoi zyrtarisht klubin e PSG se në fund të këtij sezoni do të largohet. Sulmuesi francez ka njoftuar personalisht sheikun Al Khelaifi, me këtë të fundit që bëri gjithçka që Mbappe të mos largohej, madje duke i ofruar shifra marramendëse. Mbappe do të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni, por jo flas si të gjithë mendonin. Në kontratën që Mbappe kishte firmosur dy vite më parë, ishte përfshirë një klauzolë, nëse nuk do të rinovonte për një tjetër vit, atëherë PSG do të përfitojë 80 milionë euro. Në serinë e dytë mbetet të zyrtarizohet transferimi i tij te Real Madrid, të paktën kështu është perceptimi, por presidenti Florentino Perez nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri financiare për të joshur Mbappe. Shifrat që “bomberi” francez do të përfitojë në Madrid janë shumë herë më të vogla se sa i ofronte Al Khelaifi. Perez nuk ka ndërmend të prish dhomat e zhveshjes me afrimin e Mbappe, mjafton të kujtojmë që Jude Bellingham, lojtari i momentit në Madrid, përfiton 12 milionë euro në sezon. AS, e përditshmja spanjolle, shkruan me bindje, se Mbappe nuk do të këtë kontroll total mbi imazhin e tij.

sfidanti.al