Ngjarja ishte shumë më e gëzueshme, ndonëse ajo që ndodhi nuk ndihmoi aspak. Në të njëjtën kohë që në Shqipëri, FSHF njoftoi anulimin e ndeshjes mes Kastriotit e Bylisit për shkak se arbitrat deklaruan se ishin kërcënuar, në Greqi njoftohet për nje tjetër anulim. Sfida e plej ofit mes AEK-ut të Athinës dhe Arisit të Selanikut u shty sepse arbitrat arritën në stadium … të dehur. Vetë “xhaketat e zeza” e mohojnë këtë gjë, por organizatorët vendosën të mos e luanin ndeshjen. Tashmë, do të thirret një treshe arbitrash të huaj.
Sfidanti.al