Ylber Ramadani fluturon drejt Europës me Aberdinin në Skoci!

Fitorja 2-0 ndaj Kilmarnokut e ngjiti ish-skuadrën e dikurshme të Sër Aleks Fergusonit në vendin e tretë në renditjen e Premir Ligës. Vetëm Sëlltiku e ka ritmin e ekipit ku luan mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani, pasi ka arritur 5 fitore radhazi. Aberdini ka 47 pikë ndaj 45 të Hërtsit të Midlotianit dhe lufta për në Ligën e Europës vazhdon e fortë. Shumë ekipe janë pranë e pranë, i ndajnë vetëm 3-4 pikë, veçse Aberdini duket në formë. Ramadani po luan vazhdimisht dhe është një garanci në mesfushë.

Sfidanti.al