Lebron Xhejms shënon 36 pikë, por Lejkërsat arrijnë vetëm në plej in!

Forma ishte shumë e mirë përtej moshës 38-vjeçare. Jo vetëm sepse shënoi 36 pikë në 33 minuta, dhe sepse kapi 6 topa në tabela e shërbeu 6 asistë, por edhe sepse nxiti shokët për të arritur një fitore që mund të kishte shërbyer për më shumë. Lebron Xhejmsi udhëhoqi Lejkërsat në suksesin 128-117 ndaj Juta Xhazit në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në NBA, veçse Golden Stejti gjithashtu fitoi dhe e mbajti vendin e 6-të në renditjen e Konferencës Perëndimore. Kjo do të thotë se Lejkërsat duhet ta nisin plej ofin nga plej in, pra të kenë më shumë ndeshje. Gjithsesi, pas fillimit të dobët të sezonit, kalifornianët janë në formë.

Sfidanti.al