Ervin Skela i zhgënjyer me Frankfurtin, nuk është pjesë e Akademisë

Ishte i suksesshëm në punën e tij sepse ia doli të siguronte mbijetesën për Ajntrahtin U19. Ervin Skela tregoi “kredencialet” si trajner, qoftë edhe për moshat e reja, duke kënaqur tifozët e duke shmangur një rrezik të madh. Ai e mori detyrën tek Frankfurti U19 në fillim të këtij viti pas shkarkimit të ish-trajnerit Agoviç dhe ia doli mbanë. Gjithsesi, emri i Skelës nuk ishte në listën e trajnerëve të Akademisë për sezonin e ardhshëm, edhe pse ka kontratë deri në qershor 2025. “Unë kam edhe dy vjet kontratë, – tha Skela për Bildin, – shpresoja të më jepnin një shans. Unë kam qenë lojtar i Frankfurtit për shumë kohë. Nuk e di se çfarë po ndodh”.

Sfidanti.al