Duket se njëri nga ish-lojtarët e përfaqësueses nuk është i dëshiruar në “Shtëpinë e Futbollit” (ish-klubi Dinamo). Ervin Fakaj nuk paska qenë i ftuar në ndeshjen e veteranëve mes Shqipërisë e Kosovës, dhe sipas “pëshpëritjeve” nëpër korridore, kjo ka ndodhur për shkak se paska bërë kritika ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndoshta nuk e kemi
Skela qenka “zjarrfikësi” i Frankfurtit, paska shpëtuar edhe U17-ën, jo vetëm U19-ën!
Ishte i suksesshëm në punën e tij, por duket se nuk pati vlerë. Ervin Skela, që cilësohet legjendë e Frankfurtit dhe e kombëtares shqiptare, e realizoi misionin që i besuan sepse ia doli të siguronte mbijetesën për Ajntrahtin U19. Gjithsesi, për vlonjatin kuqezi përfundimi ishte një zhgënjim i madh. E përditshmja “Bild” informon se klubi
Ervin Skela i zhgënjyer me Frankfurtin, nuk është pjesë e Akademisë
Ishte i suksesshëm në punën e tij sepse ia doli të siguronte mbijetesën për Ajntrahtin U19. Ervin Skela tregoi “kredencialet” si trajner, qoftë edhe për moshat e reja, duke kënaqur tifozët e duke shmangur një rrezik të madh. Ai e mori detyrën tek Frankfurti U19 në fillim të këtij viti pas shkarkimit të ish-trajnerit Agoviç
Ervin Skela ka besim tek Frankfurti ndaj Napolit!
Cilësohet si një nga legjendat e këtij klubi. Nuk është pak për një shqiptar që të ketë këtë status tek Ajntrahti i Frankfurtit, por Ervin Skela ia ka dalë, dhe është një nga ata që flet për formën e tanishme të skuadrës gjermane, në prag të duelit të Championsit ndaj Napolit. Edhe pse nuk mund
Skela zbret në fushë tek Frankfurti, vetëm në Shqipëri klubet i harrojnë legjendat!
Njëzet vjet më parë ka qenë një yll i ekipit të shquar. Ervin Skela nuk ishte vetëm mesfushori virtuoz që nuk e ka as sot kombëtarja shqiptare, por edhe një figurë e Ajntrahtit të Frankfurtit, ndaj edhe klubi gjerman, fitues i Ligës së Europës në fuqi, e pati në listën e të ftuarve të shquar