Duket se njëri nga ish-lojtarët e përfaqësueses nuk është i dëshiruar në “Shtëpinë e Futbollit” (ish-klubi Dinamo). Ervin Fakaj nuk paska qenë i ftuar në ndeshjen e veteranëve mes Shqipërisë e Kosovës, dhe sipas “pëshpëritjeve” nëpër korridore, kjo ka ndodhur për shkak se paska bërë kritika ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndoshta nuk e kemi me 100 për qind të qartë arsyen e lënies jashtë të Fakajt, por me ato që kanë ndodhur këta vjet nuk është e vështirë ta kuptosh. Që të bëhesh pjesë në kombëtaren e veteranëve mesa duket nuk mjaftoka fakti që ke luajtur për kombëtaren, por nëse ke apo jo “pasaportizimin” në FSHF, nëse je apo jo “non grata” aty!
Sfidanti.al