Antoni tek Man. Junajtidi bllokon kalimin e Ronaldos tek Napoli

Në Angli nuk e paskan problem paranë dhe e hedhin “lumë”. Kështu po ndodh sidomos me Mançester Junajtidin e Çelsin këtë verë, po ashtu edhe me Notingemin, dhe ja lajmi i fundit është që “djajtë e kuq” do të marrin sulmuesin Antoni nga Ajaksi kundrejt 100 milionë eurove! Vetëm 6 milionë euro bënë diferencën, sepse holandezët kishin refuzuar 94, edhe pse vetë sulmuesi donte të largohej. Në Itali “e qajnë” këtë lëvizje, sepse kjo do të thotë se Junajtidi nuk do të shpenzojë 100 milionë euro për të marrë Viktor Osimhenin, dhe ky operacion mund të bënte që Kristiano Ronaldo të kalonte në stadiumin “Maradona”. Pas mbërritjes së Antonit, Junajtidi nuk ka nevojë për Osimhenin, ndërsa Napoli pa 100 milionët nuk mund të marrë Ronaldon.

Sfidanti.al