Çfarë shëmtie ky sherr mes vëllezërve Matias e Pol Pogba!

Ndoshta ne jemi shqiptarë dhe ende kemi disa lidhje familjare, por padyshim edhe në vendet perëndimore ku afëria e “gjakut” nuk vlen aq shumë, këto sjellje janë një përjashtim. Mund të ndodhë të kesh probleme në familje, të ftohesh, të zemërohesh e të “allnohesh”, por që të dalësh publikisht për “të pështyrë” ndaj vëllait kjo nuk është se ishte parë shumë. E bën Matias Pogba, vëllai i Pol Pogbasë, që e sulmon botërisht mesfushorin e Francës dhe të Juventusit, duke kërcënuar se do të nxjerrë në dritë materiale filmike kompromentuese. “Dua që të gjithë ta dinë se cili është Poli i vërtetë”, – thotë Matiasi, që shton se ka gjëra për të thënë dhe për Pol Pogbanë. Avokati i mesfushorit francez thotë se ky është kërcënim dhe se me Matiasin do të shihen në gjyq.

Sfidanti.al