Anglia, kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit, Argjentina vetëm 8-ta!

Si në çdo prag turneu të madh flitet e shkruhet për çdo gjë, e kuptohet që nuk mund të bëhet tjetër deri në fillimin e spektaklit. Një nga klasifikimet ende pa nisur Kupa e Botës është vlera e kartonëve të futbollistëve që përbëjnë ekipet kombëtare. Sipas kësaj renditjeje Argjentina e Mesit ka vlerë të konsiderueshme, 748 milionë euro në total, por kjo nuk e ndihmon për të arritur më lart se vendi i 8-të. Gjermania arrin në 1 miliardë e 20 milionë dhe është e gjashta, Franca kampione e botës është në vendin e tretë me 1.33 miliardë euro vlerë të ekipit, ndërsa dy vendet e para i kanë Brazili që është i dyti me 1.455 miliardë euro dhe Anglia me 1.499 miliardë.

Sfidanti.al