Gana harron fanelat rrugës për në Kupën e Botës!

Gjatë kësaj periudhe jemi mësuar që skuadrat e futbollit të kenë pasur probleme për shkak të Kovidit apo edhe të dëmtimeve, por jo për këtë arsye. Gjithsesi, ja që ndodhi dhe një pakujdesi e vogël u kthye në një kokëçarje. Ekipi kombëtar i Ganës udhëtoi drejt Kupës së Botës në Katar, por kur mbërriti në destinacion u kuptua se ishte harruar diçka e rëndësishme, fanelat e lojtarëve. Ata i kanë uniformat e stërvitjes (në foto), por jo ato të ndeshjeve. Federata Ganeze po përpiqet të gjejë rrugët që t’i sjellë bluzat në Katar pa nisur ndeshjet e Botërorit.

Sfidanti.al