Mediat angleze shkruajnë se në “Old Traford” janë shumë të zemëruar dhe se fajësojnë yllin portugez se po prish atmosferën duke u ankuar gjithmonë për problemet e veta. “Deili Meil” pohon se lojtarët në skuadrën e Mançester Junajtidit janë të bindur se klubi nuk duhet të lejojë që Kristiano Ronaldo të kthehet në gjirin e tyre në pjesën e mbetur të sezonit, pas përfundimit të Kupës së Botës. Burime të tabloidit thonë se lojtarët janë thellësisht të zhgënjyer me 37-vjeçarin, i cili kërkoi që të largohej nga ekipi që në verë. Ata mendojnë se CR7 ka treguar mungesë respekti për klubin dhe për trajnerin në intervistën e dhënë për Pirs Morganin. Ata nuk duan që Ronaldo të kthehet tek Junajtidi dhe flitet për shumicën e ekipit.
Sfidanti.al