Gjokoviç: Dua t’u tregoj të rinjve se mund të konkurroj me ta!

Kampioni serb i Uimbëlldonit duket në formën e tij më të mirë. Edhe pse humbi finalen e Masters 1000 në Paris ndaj norvegjezit Rune, Novak Gjokoviç po lufton për të fituar Finalet ATP që po zhvillohen në Torino. Me suksesin 2-0 ndaj rusit Andrej Rubljov (6-4, 6-1), Nole tregoi klasin dhe përgatitjen e duhur fizike. Me dy fitore në dy ndeshje (e para ndaj grekut Cicipas), Gjokoviç është kualifikuar për në gjysmëfinale të këtij turneu. “Në Itali ndihem si në shtëpinë time, – tha më pas, – kjo më jep më shumë besim dhe forcë për të luajtur më mirë.  Jam veçanërisht i motivuar sepse sot ka mjaft tenistë të rinj, dhe dua t’u tregoj se mundem të konkurroj me ta. Deri tani më duket se po shkon mirë”. Finalet ATP cilësohet me rëndësinë e një Grand Slemi, ndonëse nuk është një Grand Slem.

Sfidanti.al