Për të dyja, momentalisht, duhet të presë, pasi nuk po e realizon dot ëndrrën. Natyrisht, nëse mendohet mirë kupton se nuk është pak që luan për kombëtaren dhe që mban edhe fanelën zikaltër, por një 20-vjeçar dihet se kërkon më shumë. Kristjan Asllani e pati një “kunj” për trajnerin e Shqipërisë, Edi Reja, pas ndeshjes me Italinë (1-3), ku ai luajti vetëm rreth 30 minuta. “E ka pritur me padurim këtë ndeshje dhe do të kisha dashur të kisha luajtur titullar, – tha ai, – kur u futa në fushë dhashë maksimumin”. Një qortim edhe për Simone Inzagin, trajnerin e Interit. “Dua të bëhem titullar sa më shpejt tek Interi sepse mendoj se mund ta bëj, do të vazhdoj kështu”, – deklaroi ai, duke theksuar se nuk ka dëshirë të largohet nga ekipi milanez, por që të luftojë për vend në formacion.
Sfidanti.al