Ky sezon ka qenë padyshim më i keqi i karrierës së tij, dhe shpresa e tij e vetme është që kjo gjë të ndryshojë gjatë Kupës së Botës. Kristiano Ronaldo nuk e ka parë ndonjëherë veten kaq poshtë, me 3 gola në 16 ndeshje për Mançester Junajtidin (dhe dy asiste) dhe me vetëm 1 gol për kombëtaren e Portugalisë në shtator. Mallkimi vazhdon me konfliktin e tmerrshëm në “Old Traford” ku ai ka akuzuar klubin dhe trajnerin Ten Hag, ndërsa nuk rresht as tek Portugalia ku është i grumbulluar për Botërorin. Trajneri Fernando Santos njofton se Kristiano nuk do të mundet të luajë në miqësoren e fundit përpara nisjes së turneut në Katar, atë ndaj Nigerisë. Kjo, sepse CR7 është i sëmurë.
Sfidanti.al