Kërri “thotë” 50 pikë, por Golden Stejti humb ndeshjen e 8-të radhazi jashtë fushe!

Një sezon i keq, krejt e kundërta e atij të vjetshmit. Kampionët e NBA-së duket sikur e kanë humbur plotësisht magjinë e tyre, sidomos kur vjen puna për sfidat në Arenat e huaja, siç i ndodhi mbrëmjen e fundit. Edhe pse Stefën Kërri shënoi 50 pikë, e po ashtu shtoi 9 topa në tabela e 6 asistë, sërish Golden Stejti u mund. Feniksi ishte shumë i fortë në shtëpi me ia doli me shifrat 130-119. Kjo ishte humbja e 8-të radhazi e Luftëtarëve këtë sezon jashtë fushe, në 8 ndeshje të luajtura! Kërri e pati edhe ai një faj sepse pati realizim të dobët, vetëm 35 për qind, ndërsa prej tij pritej më shumë. Më shumë, edhe nga Drejmond Grini që shënoi vetëm 9 pikë e shërbeu vetëm 2 asistë, si dhe nga Klej Tompsoni që e mbylli me 19 pikë. Feniksi, një nga ekipet më të mirë të NBA-së pati të pesë lojtarët e formacionit të shkëlqyer, ndër të cilët Buker me 27 pikë dhe 9 asistë apo Brixhs me 23 pikë, 9 topa në tabela e 9 asistë. Golden Stejti është në vendin e 12-të në Perëndim me 6 fitore e 9 humbje!

Sfidanti.al