A do të ketë yll që do të humbë Botërorin për shkak të vaksinës?!

Katari ka njoftuar se mund të marrë vendim që të mos pranojë asnjë lojtar në Kupën e Botës vitin e ardhshëm nëse nuk do të jenë të vaksinuar. Botërori zhvillohet në 2022 në vendin e Gjirit Persik dhe autoritetet vendase po mbajnë të njëjtin qendrim si autoritetet në Tokio, për Lojrat Olimpike, ndonëse ekziston mundësia që në stadiumet e Kupës së Botës të ketë tifozë, ndryshe nga ajo që ndodhi në Japoni. Gjithsesi, pritet një konflikt i vërtetë sepse shumë nga futbollistët nuk duan të vaksinohen, ndërkaq as Katari dhe as FIFA nuk duan që të humbasin yje për turneun e madh. Njëri prej tyre që nuk ka dashur vaksinimin ka qenë dhe mbetet Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, ndërsa shqiptari nga Kosova vazhdon të luajë për Arsenalin. Në Angli, nuk është bërë i detyrueshëm vaksinimi i futbollistëve.

Sfidanti.al