Ndodhi për herë të parë në vendin tonë. Në Korçë përfundoi Kampionati Ballkanik i Atletikës për Veteranë, ndërsa sportistë nga gjithë gadishulli matën forcat, por edhe u takuan me njëri-tjetrin pas më shumë se një viti. Plot 718 pjesëmarrës morën pjesë në disiplinat e ndryshme të atletikës, që nga ato në pistë, në gara të shpejtësisë, të mesme e të gjata, si dhe në garat teknike si hedhje shtize, gjyleje, çekiçi apo kërcimet së gjati e së larti. Rreth 600 atletë veteranë ishin nga vendet e tjera të Ballkanit, të tjerët nga Shqipëria. Atletët shqiptarë bënë një paraqitje të mirë duke fituar vende të parë në disa gara, siç ndodhi me vrapuesin Genc Lugja, me Servet Banin në maratonë, dhe Kastriot Malajn në hedhje shtize.
Sfidandit.al