Ka përvojë në Serinë A, Angli, Francë, Spanjë, Gjermani, sërish në Itali, Angli e tani një kthim në Spanjë. Ky është Karlo Ançeloti, njëri nga trajnerët më të shquar të botës që ka drejtuar rreth 1 200 ndeshje në karrierë (1 173 bashkë me atë ndaj Valencias), ndërsa 800 prej tyre i ka në kampionatet e elitës. Me Parmën, Juventusin, Milanin, Çelsin, Paris SG, Realin e Madridit, Bajernin, Napolin, Evertonin dhe tani sërish me Realin, Karleto ka 26 vjet në profesion dhe ka fituar 18 trofe, duke ia shtuar 12 trofeve si lojtar.
Sfidanti.al