Gracione Pele feston mbijetesën në Superligën kineze, duke shkuar me pushime luksi, së bashku me të dashurën e tij, Viktoria Vargas. Ish-sulmuesi i Sauthempton dhe Kombëtares italiane ka mbyllur debutimin e tij me Shandong Luneng, në Lindjen e Largës, duke luajtur 12 ndeshje dhe shënuar 5 gola. Sezoni i ardhshëm në Kinë fillon në mars
Ventura “djeg” Balotelin për Italinë: Nuk ndryshon historia në 2 muaj!
Fanela e Kaltër kërkon më shumë djersë që të vishet. Pasi e pati në trup me Prandelin dhe fare pak me Konten, Mario Baloteli me shumë gjasa besoi shumë se do ta kishte përsëri me Xhampiero Venturën. Dy muaj shkëlqim me Nisën në Francë, mund edhe të mjaftonin. Jo për trajnerin e ri të italianëve.
Super-Baloteli në Francë, super- i harruar në Italinë e Venturës
Mario Baloteli mund të jetë magjistar për trajnerin Favre të Nicës, një hero që ka nxitur përrallën e Mançesterit që po tregohete dhe në Francë, veç një futbollistë që mbetet jashtë liste kur flitet për Italinë e Venturës. Balo nuk është përfshirë në listën e ndeshjes me Lihtenshtejnin më 12 nëntor dhe me Gjermaninë në