Rey Manaj nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Et’hemit, Rrocës dhe Loshajt. Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë. 26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga shoku i skuadrës dhe marshoi drejt portës kundërshtarë. Duke dërguar

