Rey Manaj i jep fitoren Sivassporit

Rey Manaj nuk ndalet në Turqi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulsporit të Et’hemit, Rrocës dhe Loshajt. Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë. 26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga shoku i skuadrës dhe marshoi drejt portës kundërshtarë. Duke dërguar topin në rrjetë. Dhe duke i dhuruar Sivassporit një fitore me vlera, që e ngjit skuadrën turke përkohësisht në vendin e 10-të me 21 pikë. Me golin e sotëm, Manaj është kthyer në goleadorin më të mirë të ekipit, duke parakaluar spanjollin Saiz.

sfidanti.al