Të gjithë të “çmendur” pas Muçit

Ylli i ri i futbollit shqiptar, Ernest Muçi, është gati për të kryer hapin e madh në karrierë. Spektakli që dhuroi në Confernece League, ku në dy ndeshje i shënoi 3 gola Aston Villa-s, ka bërë që shumë klube “big” në Evropë, të përfshijnë emrin e tij në listën e dëshirave. Te Legia janë të qartë se Muçi për ta përfaqëson një “xhevahir” të vërtetë, një lojtar që pritet të vendos një rekord të ri historinë e klubit, pritet të shndërrohet në transferimin më të shtrenjtë. Sipas mediave polake, në dyert e Legia këtë periudhë kanë ardhur oferta pafund në lidhje me Ernest Muçin, thjeshtë palët duhet të vendosin së bashku me lojtarin ku do të transferohet. Është e qartë që Legia nuk pranon asnjë ofertë poshtë 7 milionë euro për Muçin, një shifër që klube nga Anglia dhe Spanja janë të gatshme ta investojnë për sulmuesin kuqezi.

sfidanti.al