Felipe Melo nuk ndryshon mendje: Do ta bëja sërish

Në finalen e Kupës së Botës për Klube mes Manchester City-t dhe Fluminenses pati momente tensioni. Pas vërshëllimës së fundit, Felipe Melo u përball me disa lojtarë të ekipit rival. Në atë moment ai u kryqëzua me Kyle Walker, me të cilin pati edhe tension. Më vonë braziliani tregoi se si ishte situata dhe kush nxiti përleshjen.

“Kam parë idiotë në rrjetet sociale duke thënë se kam nisur një sherr. Nuk doja asnjë konfuzion. Grealish nuk respektoi institucionin e Fluminense dhe nuk do ta lejoj kurrë këtë. Kudo që të jem, do të luftoj gjithmonë. Ai bërtiste ‘ole’ në fund të lojës. Një futbollist nuk mund ta bëjë këtë në fushën e lojës. Unë nuk kam filluar asnjë luftë, përkundrazi, shkova të mbroj Martinellin, i cili po shahej nga Grealish. Nuk jam penduar, do ta bëja përsëri. Unë jam një luftëtar. Unë jam një luftëtar, gjithë jeta ime ka qenë kështu, por gjithmonë kam respektuar. Kur fituam një ndeshje 10-1 për Copa Sudamericana, Fluminense ishte me respekt. Kur mundëm Riverin 5-1, i respektonim edhe ata. Kur fituam finalen e Copa Libertadores e njëjta gjë ndodhi me Bocan dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, theksoi braziliani.

sfidanti.al