Rokada e madhe ndodhi. Është Tirana tashmë kryesuese e Abisnet Superligës, pas kombinimit të duhur të rezultateve në javën e 17-të. Bardheblutë, kampionë në fuqi, triumfuan pa asnjë problem në “Arenën Air Albania” 4-1 ndaj Bylisit duke u ngjitur në vend të parë, një pikë mbi Partizanin. Në stadium për fat të keq nuk pati
