Superliga, dy gola u japin 6 pikë Bylisit e Teutës!

Sërish pak gola, edhe pse me vlerë të madhe. Mjaftuan dy tyë tillë që skuadrat fituese të merrnin 6 pikë në total dhe për të përmirësonin pozitat në renditjen e Abisnet Superligës. Teuta mposhti 1-0 Kukësin në “Niko Dovana”, falë golit të shkodranit Gruda, i cili u lavdërua nga trajneri Edi Martini si futbollist me cilësi të veçanta. Përveç rrjetës, Gruda pati edhe mundësi tjetër, por u ndal nga portieri. Ky sukses në shtëpi bëri që Teuta t’i shkëputet edhe më shumë fundit të renditjes, duke qenë tani në vend të 7-të me 28 pikë, 3 më shumë sesa vendi i parafundit, që e mban pikërisht Kukësi.

Më herët, në Kurbin ndodhi një e papritur. Bylisi ia doli me një fitore jashtë fushe, sërish 1-0, me gol të shënuar nga Ruçi në nisje të pjesës së dytë. Kështu, skuadra mallakastriote e trajnerit Dovedan u kthye tek fitorja dhe 26 pikë, duke qenë e 8-ta në një renditje tepër të ngjeshur. Laçi u përpoq shumë, por ndeshja shkoi pak a shumë si gjithë sezoni që ka qenë me luhatje të mëdha, e kurbinasit herë kanë qenë për të rënë nga kategoria, e herë për t’u kualifikuar në Europë. Ekipi i trajnerit Mezani ka 29 pikë, ndërsa nga vendi i katërt deri tek i parafundit, skuadrat ndahen vetëm nga 6 pikë, pra vetëm nga dy fitore.

Sfidanti.al