Futbollistët e Napolit festuan fitoren në fushën e Sasuolos!

Për titullin kampion në Serie A ka ende kohë dhe pavarësisht shkëputjes së rëndësishme në krye të renditjes, matematika nuk e lejon Napolin të festojë.  Por nuk mendojnë kështu tifozët, që janë të sigurt te triumfi i skuadrës napolitane. Në fakt ata kanë nisur festën menjëherë pas fitores së fundit në ndeshjen kundër Sasuolos. Festa e parakohshmne e tifozëve napolitanë vjen edhe nga padurimi i tyre, për një titull që mungon prej 23 vitesh. Për herë të fundit Napoli u shpall kampion i Italisë në vitin 1990, kur në skuadër kishte edhe Diego Armando Maradonën.

Sfidanti.al